Sulmuesi portugez, Joao Felix, nuk do të qëndrojë te skuadra e Milanit për edicionin e ardhshëm.

Felix u huazua nga Chelsea te Milani në afatin kalimtar të janarit. Por ai nuk i ka bindur drejtuesit e gjigantit italian dhe në verë do të kthehet te klubi londinez.

Kështu ka raportuar të martën eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Mësohet se Chelsea ende nuk ka vendosur nëse do ta huazojë sërish Felixin apo do ta mbajë në skuadër.

25-vjeçari Felix ka luajtur si i huazuar disa herë.

Ai ka qenë futbollist edhe i Barcelonës, Atletico Madridit, Benficas, Portos dhe Padroenses.

Felixi debutoi me gol te “kuqezinjtë” në ndeshjen ndaj Romës në çerekfinale të Kupës së Italisë. Por prej asaj ndeshje nuk ka shënuar më gol.

Ai deri më tani me Milanin ka luajtur 688 minuta.

Me Chelsean, Felixi ka kontratë deri në verën e vitit 2031.