Pasi pësoi katër humbje në gjashtë ndeshjet e fundit në Bundesligë, Eintracht Frankfurti fitoi ndeshje të rëndësishme të dielën në garën për një vend në Ligën e Kampionëve. Eintrachti mposhti Heidenheimin, që rrezikon rënien, me rezultatin 3:0 të dielën, në ndeshjen e javës së 29-të të Bundesligës gjermane.
Jean-Matteo Bahoya në minutën e dhjetë shënoi golin për 1:0. Në pjesën e parë, Eintrachti shënoi edhe golin e dytë. Robin Koch shënoi për 2:0 në minutën e 42-të, ndërsa golin e tretë për 3:0, në minutën e 71-të e shënoi Hugo Ekitike.
Eintrachti zë vendin e tretë me 51 pikë. Heidenheimi është në vendin e 16-të me 22 pikë.