Mbrojtësi brazilian i Arsenalit, Gabriel, do të mbetet jashtë fushës për pjesën e mbetur të sezonit pasi klubi ka konfirmuar se ai do t’i nënshtrohet operimit.
Gabireli, siç njofton klubi i madh anglez, ka lëndim muskulor.
Ai u zëvendësua në pjesën e parë, në fitoren 2:1 të Arsenalit ndaj Fulhamit në “Emirates” të martën mbrëma.
Ish-mbrojtësi i Lillet ka luajtur në 28 ndeshje si titullar nga 30 paraqitje sa i ka në total, duke e ndihmuar klubin që ta ketë mbrojtjen më të mirë në elitën angleze me vetëm 25 gola të pranuar.
27-vjeçari do të kthehet nga lëndimi në fillim të kampanjës 2025-26.
Qëkur Gabirel debutoi në Premier League, Arsenali i ka fituar 63.5 për qind të ndeshjeve nga 159 sa ai i ka luajtur gjithsej.
Ky është lëndimi i 119 muskulor në Premier League në edicionin aktual.
Në sezonin e kaluar, për shkak të lëndimit të ngjashëm, u shënuan 163 lëndime në total.
Arsenali është i dyti në Premier League me 12 pikë më pak se lideri Liverpooli, kur kanë mbetur edhe tetë ndeshje deri në fund të kampionatit.
“Revolveristët” në çerekfinale të Ligës së Kampionëve luajnë ndaj Real Madridit më 8 prill në ndeshjen e parë në Londër.
Dueli kthyese në “Bernabeu” të Madridit luhet më 16 prill.