Trajneri i Lecces, Marco Giampaolo, e ka lavdëruar mesfushorin Medon Berisha në prag të ndeshjes me Venezian në Serie A.

Lecce – Venezia luhet të dielën nga ora 12:30 dhe i takon xhiros së 31-t.ë

Tekniku italian ishte i fokusuar në kualitetet individuale të disa lojtarëve, ndërsa u ndal në veçanti te Berisha.

“Berisha është lojtar i fort dhe e ka gjithë respektin tim. Ai duhet të shkojë hap pas hapi dhe të ketë ndeshje të mira në vazhdimësi. Zgjedhja e lojtarëve nuk është asnjëherë absolute. Varet gjithmonë nga lloji i ndeshjes dhe stili i lojës së kundërshtarit. Unë i marr vendimet në bazë të opsioneve që kam. Berisha është ai lojtari që unë e pëlqej”, ka thënë trajneri Giampaolo.

Lecce po lufton fort për të mbetur në elitën italiane të futbollit.

Pas 30 ndeshjeve ka 25 pikë.

21-vjeçari Berisha, që ka tri paraqitje me Shqipërinë e që më parë kishte luajtur dy ndeshje me Kosovën U21, ka zhvilluar 13 paraqitje me Leccen në edicionin aktual. E ka një asistim.