Interi do të përballet me Bajernin e Munihut në ndeshjen e kthimit për çerekfinalen Ligës së Kampioneve. “Zikaltërit” morën një fitore të madhe në transfertë me shifrat 2-1 por kualifikimi vendosur të mërkurën në “San Siro”.

Skuadra e Inzagit duhet të tregojë kujdes për shkak se nëse 6 lojtarë ndëshkohen me karton të verdhë, rrezikojnë të humbasin gjysmëfinalen, në rast se Interi kualifikohet.

Të rrezikuarit janë kapiteni Lautaro Martinez, mesfushorët Nikolo Barela e Henrikh Mkhitarian, si dhe mbrojtësit Benxhamin Pavard, Alesandro Bastoni dhe Denzel Damfris.