Skuadra e Gjilanit e ka fituar përballjen e xhiros së 27-të të Superligës së Kosovës në futboll të zhvilluar të shtunën ndaj Ferizajt.

Gjilani fitoi 1:0 dhe e kaloi në renditje skuadrën e Prishtinës.

Skuadra gjilanase fitoi falë autogolit të realizuar nga Filip Gligorov në minutën e 81-të.

Gjilani tashmë renditet në pozitën e katërt me 38 pikë, tri më shumë se Prishtina që e zë vendin e pestë.

Prishtina të premten u mposht nga Malisheva me rezultatin 1:0.

Ferizaj ka pikë të barabarta me Prishtinën por është një pozitë më poshtë.