Ernest Muçi i dha epërsinë Beshiktashit në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Turqisë ndaj Goztepes.
Por, goli i sulmuesit të Shqipërisë nuk i ka mjaftuar skuadrës ku aktivizohet edhe sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica.
Beshiktashi humbi 3:1 në shtëpi dhe u eliminua nga gara për Kupë.
Muçi shënoi në minutën e 30-të, ndërsa nga minuta e 36-të luajti me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të Tayyip Talha Sanucit.
Romulo Cardoso shënoi “hat-trick” për mysafirët.
Muçi u zëvendësua në minutën e 70-të, ndërsa Rashica në minutën e 83-të.