Kreshnik Hajrizi e ka regjistruar asistimin e parë këtë edicion në Superligën e Zvicrës në futboll.
Hajrizi ka kontribuar me asistim në barazimin e skuadrës së Sionit.
Sioni të dielën u ndal në barazim 1:1 nga Servette në ndeshjen që i takoi javës së 32-të.
Hajrizi asistoi te goli i epërsisë në minutën e 65-të.
Ai e kompletoi ndeshjen dhe ishte prej më të mirëve te skuadra e tij.
Krahas një asistimi, 25-vjeçari Hajrizi, ka edhe dy gola të shënuar.
Bashkëlojtari i Hajrizit te Sioni, Benjamin Kololli, u paraqit deri në minutën e 86-të, pikërisht në këtë minutë, Pajtim Kasami, u inkuadrua në lojë.
Te Servette, portieri Leo Besson ishte në bankën e rezervistëve.
Servette e zë vendin e dytë me 52 pikë. Gjashtë pikë më shumë i ka Baseli që është lider.
Sioni renditet në pozitën e nëntë me 36 pikë.