Në një video të postuar në rrjetet sociale, të transmetuar nga “Kurir”, shihen disa huliganë serbë të cilët djegin flamurin e Republikës së Kosovës të mërkurën pas mesnate.
Veprimet e tyre janë përshkruar si hakmarrje ndaj kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili pozoi pranë flamurit të Kosovës në Kongresin e UEFA-s që po mbahet në Beograd. Videot e Ademit u bën virale gjatë ditës së djeshme.
Në një video të postuar në “X”, pretendohet se huliganët serbë, tifozë të Crvena Zvezdës, kanë marrë pikërisht flamurin të cilin e preku kryetari i FFK-së dhe më pas e djegin.
Gjatë ditës së sotme, Federata e Serbisë hoqi të gjitha simbolet e Kosovës në Kongresin e 49-të të UEFA. Kosova është i vetmi shtet që po përfaqësohet me logo të Federatës.
Navijači pale zastavu lažne države Kosovo pic.twitter.com/iYJPWGmItV
— Pluton (@Pluton45873221) April 3, 2025