Qendërmbrojtësi gjerman, Mats Hummels, ka njoftuar se i ka dhënë fund karrierës si futbollist aktiv. Por, do të luajë deri në fund të edicionit aktual. 

36-vjeçari Hummels e bëri të ditur lajmin nëpërmjet një videoje të postuar me momentet më të mira në karrierën e tij. 

Gjatë ditëve të fundit është raportuar se Roma nuk planifikon që ta vazhdojë kontratën me të. 

Ai tani dëshiron që t’i përkushtohet familjes së tij. 

Hummels karrierë ka bërë te Borussia Dortmundi dhe Bayern Munichu, ndërsa është fitues i Kupës së Botës 2014. 

Ishte titullar në finalen e fituar të Gjermanisë ndaj Argjentinës. 

Ai i ishte bashkuar Romës si futbollist i lirë në verën e vitit të kaluar dhe ka luajtur në 18 ndeshje me klubin italian. E ka një gol të shënuar. 

“Kam parë kaq shumë njerëz të cilëve u kam borxh shumë. Pa ta, karriera ime nuk do të arrinte në këtë nivel. Do të më mungojë shumë”, ka deklaruar Hummels. 

Hummelsi në gjithë karrierën e tij ka fituar 15 trofe, përfshirë pesë tituj të Bundesligës. Ishte dy herë finalist në Ligën e Kampionëve me Dortmundin.