Skuadra e Interit ka lëshuar pikë të rëndësishme në ndeshjen ishte e vlefshme për javën e 31-të të Serie A. 

Interi të shtunën mbrëma në udhëtim barazoi 2:2 me Parman. 

Skuadra e drejtuar nga trajneri, Simone Inzaghi, edhe pse ishte duke udhëhequr 2:0 deri në minutën e 60-të, Parma arriti që në fund ta barazoj rezultatin dhe ta fitoj një pikë shumë të vlefshme. 

Matteo Darmian i kaloi në epërsi mysafirët në minutën e 15-të. 

Marcus Thuram realizoi për 2:0 në të mirë të Interit në minutën e 45-të. 

Adrian Bernabe Garcia e ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 60-të.

Nëntë minuta më pas, Jacob Ondrejka, e barazoi rezultatin. 

Kristjan Asllani tek Interi luajti deri në minutën e 81-të. 

Interi mbetet lider me 68 pikë. Napoli është në vendin e dytë me 64 pikë por e ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar. 

Parma e zë vendin e 16-të me 27 pikë.