Klubi i futbollit Ferizaj ka dalë me një qëndrim pas gjobës me 1000 euro nga Federata e Fubollit e Kosovës.

Trajneri i Dukagjinit ishte ofenduar nga tifozët e Ferizajn. Sot kemi pranuar nga Komisioni Disiplinor i Garave pranë FFK-së, vendimin me të cilin dënohemi me 1000 euro si klub për shkelje të Rregullores disiplinore në organizimin e ndeshjes kundër Dukagjinit.

“Në emrin tim personal dhe në emër të klubit FC Ferizaj i kërkojmë falje trajnerit Ismet Munishi për fyerjet që erdhën në emër të tij. Ne respektojmë kontributin e secilit trajner që ka qenë pjesë e rrugëtimit tonë”, shkruan kryetari i klubit Ferizaj, Lulzim Abazi.

Shkrimi tij u publikua në faqen e klubit të Ferizajt.