Qendërmbrojtësi holandez, Virgil Van Dijk thuhet se tashmë ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me Liverpoolin dhe ka mbetur vetëm zyrtarizimi.
Pasi blindoi me kontratë të re yllin kryesor të skuadrës, Mohamed Salah, Liverpooli ka afër të rinovojë edhe më një tjetër yll të madh.
Bëhet fjalët për kapitenin Van Dijk, i cili sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, ka arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës dhe pritet vetëm njoftimi.
gjitha detajet e marrëveshjes së re të Virgil van Dijk janë rënë dakord dhe dokumentet janë miratuar nga avokatët”.
“Hapi tjetër: deklarata zyrtare”, ka njoftuar Romano në faqet e tij zyrtare në rrjetet sociale.
Edhe gazetari tjetër i njohur, David Ornstein ka raportuar tashmë se zgjatja e kontratës ishte vetëm një çështje “kur” dhe jo “nëse”.