Kosova është e 97-ta në ranglistën e FIFA-s për përfaqësueset më të suksesshme. Është kjo pozita më e mira që Kosova ka pasur ndonjëherë. Në ranglistën e kaluar ishte e 99-ta.

Ngritjen për dy pozita e mundësuan fitoret ndaj Islandës në plejofin e Ligës së Kombeve.

FIFA të enjten ka publikuar ranglistën e re të ekipeve përfaqësuese. Ndërkohë Shqipëria ka rënë për një pozitë. Tani është e 66-ta. 

E para vazhdon të jetë Argjentina, ndërsa tani Spanja është e dyta. Franca, Anglia e Brazili kompletojnë pesëshen e parë, ndërsa pasojnë Holanda, Portugalia, Belgjika, Italia dhe Gjermania.