Manchester City ka fituar 2:0 ndaj Leicester Cityt në xhiron e 30-të të Premier Leagues të mërkurën mbrëma për të qëndruar edhe më tej në vendin e katërt në tabelë.

City e mposhti Leicesterin me golat e Jack Grealishit në minutën e dytë, dhe të Omar Marmoushit në minutën e 29-të.

City në vendin e katërt ka 51 pikë, ndërsa Leicesteri në pozitën e 19-të, përkatësisht të parafundit, ka 17 pikë.