Jamal Musiala do të jetë jashtë fushës për kohë të gjatë pas lëndimit në duelin ndaj Augsburgut, ka bërë të ditur të shtunën “Sky Sport” i Gjermanisë.

Musiala ka pësuar zgjatje të ligamentit sipas mediumit gjerman, dhe pritet të mungojë për afro tetë javë.

Musiala nuk do të mund të paraqitet në duelet çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Interit. Ndeshja e parë luhet më 8 prill.

Musiala ndaj Augsburgut ishte zëvendësuar në minutën e 54-t.

Përveç Musialas, te Bayerni të lënduar janë edhe Manuel Neuer, Dayot Upamecano, Alphonso Davies, Hiroki Ito dhe Aleksandar Pavloviq.