Real Madridi e ka lënë prapa humbjen që e pësoi nga Arsenali në çerekfinalen e parë të “Championsit”.

Reali të dielën pasdite e fitoi ndeshjen e tensionuar ndaj Deportivo Alavesit me rezultatin 1:0.

Kjo ndeshje i takoi javës së 31-të të La Ligas.

Skuadra e drejtuar nga trajneri, Carlo Ancelotti, luajti me një futbollist më pak në fushë nga minuta e 38-të pasi sulmuesi francez, Kylian Mbappe, u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Me karton të kuq u ndëshkua edhe Manu Sanchez te Alavesi në minutën e 70-të.

Golin e fitores për klubin mbretëror e realizoi Eduardo Camavinga në minutën e 34-t.

Realit iu anulua edhe një gol i Raul Asencios në minutën e 19-të për shkak të një faulli.

Reali ka 66 pikë dhe e zë vendin e dytë. Barcelona është lidere me katër pikë më shumë.

Alavesi renditet në pozitën e 17-të me 30 pikë.

Po lufton për mbetje në ligë.