Sulmuesi brazilian, Vinicius Junior, e kishte mundësinë që ta kalonte në epërsi skuadrën e Real Madridit në ndeshjen ndaj Valencias në minutën e 13-të por ai humbi penalltinë.

Penalltia e humbur e Viniciusit i kushtoi Realit, pasi dy minuta më pas, Mouctar Diakhaby, e kaloi në epërsi Valencian. Ai goditi me kokë pas një korneri.

Valencia po udhëheq 0:1. 

Kjo ndeshje i takon javës së 30-të të La Ligas.