Qëkur Kevin de Bruyne iu bashkua Manchester Cityt në vitin 2015, ai ka vendosur rekordin me asistime në Premier League, 117 gjithsej. Ka krijuar më së shumti raste, 827 në total, derisa kishte 193 raste të krijuara për të shënuar gol. 

Ai është futbollisti i dytë me më së shumti asistime në histori të Premier Leagues prapa Ryan Giggsit, që ka 162 asistime. 

Ka dy çmime si lojtari më i mirë i sezonit në Premier League, në edicionin 2019-2020 dhe 2021-22.

Nga dy çmime kanë edhe Thierry Henry, Cristiano Ronaldo dhe Nemanja Vidiq. 

De Bruyne bashkë me Henryn e ndajnë edhe suksesin me më së shumti asistime brenda një edicioni të Premier Leagues, nga 20 gjithsej. 

De Bruyne ka fituar më së shumti çmime si organizator i lojës në Premier Leagues. Ky çmim i jepet lojtarit me më së shumti asistime, ndërsa belgu e ka fituar atë në tri raste, në edicionin 2017-2018, 2019-2020 dhe 2022-23.