Mediumet në Itali të enjten kanë bërë të ditur se Roma e ka kontaktuar Massimiliano Allegrin, për mundësinë e drejtimit të skuadrës për edicionin tjetër.

Ish-trajneri i Juventusit aktualisht është i lirë, ndërsa shihet si zëvendësuesi ideal për trajnerin Claudio Ranieri që do të largohet në fund të edicionit.

Ranieri u kthye nga pensionimi për ta drejtuar Romën si trajner i përkohshëm. 73-vjeçari pas përfundimit të sezonit do të ketë rol drejtori te skuadra e njohur italiane.

Opsion për drejtimin e Romës në edicionin 2025/26 është edhe Stefano Pioli.

Pioli për momentin është trajner i Al Nassr në elitën e futbollit të Arabisë Saudite.