Ish-sulmuesi i njohur gjerman, Karl-Heinz Rummenigge, beson se Interi është favorit për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Interi e mposhti Bayern Munchenin në “Allianz Arena” me rezultatin 2:1, në ndeshjen e parë çerekfinale.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Simone Inzaghi të mërkurën nga ora 21:00 e pret Bayernin për ndeshjen e dytë çerekfinale.
“Për mendimin tim, Bayernit do t’i duhet një mrekulli e vogël pas rezultatit të ndeshjes së parë në Munih. Interi u tregua ekip i madh. Do të jetë një ndeshje e vështirë për Bayernin, por jo e pamundur. Për mua, Interi do të jetë favorit për të kaluar në gjysmëfinale”, ka thënë Rummenigge, shkruan të martën “Football Italia”.
69-vjeçari Rummenigge ka luajtur për të dy skuadrat.
Për Përfaqësuesen e Gjermanisë, Rummenigge, ka zhvilluar 95 ndeshje. Ka shënuar plot 45 gola. Por kohë të gjatë ishte drejtues i Bayernit.