Mbrojtësi i Newcastle Unitedit, Fabian Schar, e ka vazhduar kontratën me klubin anglez deri në verën e vitit 2026.
Futbollisti që përfaqëson Zvicrën iu bashkua Newcastlet nga klubi spanjoll, Deportivo La Coruna, në korrik të vitit 2018.
33-vjeçari ka luajtur në 221 ndeshje në të gjitha garat për Newcastlen dhe së fundmi dha kontribut në triumfin e skuadrës në “Carabao Cup”.
Në finale të Kupës së Ligës, Newcastle e mposhti Liverpoolin 2:1, ndërsa ishte trofeu i parë i fituar nga skuadra që prej vitit 1955 kur e kishte fituar Kupën FA.