Baseli të dielën do të mundohet që të fitojë ndaj Luganos e të mbetet edhe më tutje lider i Superligës së Zvicrës.

Ndeshja Basel – Lugano luhet nga ora 16:30 dhe i takon xhiros së 31-të të elitës helvetike.

Baseli ka 52 pikë, katër më shumë e Lugano në Superligën e Zvicrës, ku shumë skuadra janë të përfshira për titull kampioni.

Baseli pati vetëm dy ditë pushim. Kishte dyshime nëse Xherdan Shaqiri do të jetë i gatshëm për lojë për shkak të telasheve muskulore. Ndërkohë për orarin e ngjeshur, ka folur trajneri i skuadrës Fabio Celestini.

“Në ndonjë shtet tjetër, kjo do të ishte çështje shumë e madhe. Por nuk kemi kohë për arsyetime. Nuk mund ta ndryshojmë situatën”, ka thënë trajneri i Baselit, Celestini.

“Unë dhe pjesa tjetër e stafit mund t’ia dalim edhe nëse nuk pushojmë”.

Në ndeshjen e fundit, Baseli fitoi 2:1 ndaj Grasshopperit dhe Baseli e siguroi vendin te grupi i skuadrave që luftojnë për titull. Deri në fund të kampanjës së rregullt kanë mbetur edhe tri xhiro, e më pas liga ndahet në dy grupe ku luftohet për titull e për mbetje në elitë.

Pavarësisht se është në pozitë të mirë, te Baseli nuk synojnë festë të madhe ende.

Trajneri Celestini shqetësohet për formën fizike të lojtarëve, në veçanti atë të Xherdan Shaqirit.

33-vjeçari fillim të muajit mars, Shaqiri ishte në dhomën e zhveshjes gjatë kohës së pushimit dhe kishte telashe muskulore në ndeshjen që përfundoi baras 1:1 me Luzernit. Por, tani lojtari më i mirë i Baselit thotë se është në gjendje të mirë fizike, pavarësisht se ka luajtur dy ndeshje nga 90 minuta në pesë dit.ë

“Ndihem mirë. Mua faktikisht më pëlqen të luajë sa më shumë ndeshje”, kishte thënë Shaqiri pas ndeshjes së fituar ndaj Grasshopperit. “Por, natyrisht, është e rëndësishme që ne të rikuperohemi plotësisht”.

Pavarësisht javës së ngarkuar, Celestini nuk e ka nxjerrë nga loja më herët kapitenin në duelet ndaj Ëinterthurit dhe Grasshopperit. Për 90 minuta ai luajti edhe ndaj Young Boysit.

Ndoshta, nuk ka dashur të kritikohet si për ndeshjen që përfundoi 2:2 në St. Gallen, kur Shaqiri luajti 73 minuta.

Baseli me Shaqirin në fushë është dukshëm më i rrezikshëm për kundërshtarët. Ai ishte i përfshirë në të dyja golat e shënuar kundër Grasshopperit, pas goditjeve të dënimit. Asistimi për Dominik Schmidin në golin për 1:0, ishte i 15-ti në të gjitha garat. Shaqiri në 29 ndeshje të luajtura i ka shënuar edhe 12 gola.