Drenica është lidere e Grupit A të Ligës së Parë të Kosovës në futboll. Është katër pikë larg përcjellëses së parë, Trepçës ’89.
Por te klubi i Drenicës e kanë liruar Arsim Thaqin nga pozita e trajnerit. Në arsyetim thuhet se “pas një analize të detajuar të ecurisë së ekipit dhe nevojës për ndryshime që do të ndihmojnë në arritjen e objektivave tona për të ardhmen”.
Thaqi u lirua nga detyra e trajnerit një ditë pasi humbi derbin ndaj Trepçës ’89.
Të hënën pasdite në Skenderaj, ekipi mitrovicas fitoi me rezultatin 2:0, në kuadër të xhiros së 20-të.
Drenica është lidere me 41 pikë. Trepça ’89 me fitore doli në vendin e dytë me 37 pikë. Nga 36 pikë i kanë Vëllaznimi e Liria, ndërsa Trepça është e pesta me 34 pikë.
Gara në këtë grup është shumë e fortë.