Shqipëria ka fituar thellë ndaj Kroacisë në ndeshjen e tretë të Grupit 4 të Ligës së Kombeve.

Futbollistet e Shqipërisë i mposhtën ato të Kroacisë me rezultatin 4:0 në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. 

Ishte fitorja e parë e Shqipërisë në grup, krahas dy humbjeve. Kroacia e pësoi disfatën e tretë. 

Fortesa Berisha dhe Alma Hila shënuan në pjesën e parë, ndërsa golat në pjesën e dytë i realizuan Megi Doçi dhe Klea Hamonikaj. 

Kroacia nga minuta e 66-të luajti pa mbrojtësen Janja Çanjevac. 

Fituesit e katër grupeve sa janë në total avancojnë direkt në Ligën A. 

Ndërkohë, katër vendet e dyta nëpër grupe do të luajnë në plejof ndaj vendeve të treta të Ligës A. 

Fituesit më pas mbesin apo promovohen në Ligën A. Humbësit e atyre dueleve bien në Ligën B.