17-vjeçari Medin Memeti nuk di të ndalet në Australi. Anësori i Melbourne City shënoi sërish të shtunën dhe i siguroi tri pikë të arta skuadrës së tij.

Memeti shënoi golin e vetëm për fitoren e Melbourne City ndaj Central Coast Mariners.

Për më tepër, ai festoi duke bërë shqiponjën dhe kjo mund të jetë shenjë se është i interesuar ta veshë fanellën kuqezi. 

https://x.com/aleaguemen/status/1908408007949512746?s=46

Memeti deri tash ka luajtur për moshat e Australisë

Ishte pjesë e Australisë U20 që fitoi Kupën e Azisë ditë më parë.

Këtë edicion, ka katër gola për Melbournen nga 14 paraqitje. Skuadra është në vendin e tretë në tabelë.