Como e ka mbyllur me epërsi minimale 1:0 pjesën e parë kundër Torinos.

Me asistim të Mërgim Vojvodës, Anastasios Douvikas realizoi golin e epërsisë 1:0 në minutën e 38-të, në kuadër të javës së 32-të të Serie A.

 

Mbrojtësi i krahut, 30-vjeçari Vojvoda, te Como u transferua gjatë muajt shkurt nga skuadra e Torinos. Është asistimi i tij i dytë në 21 ndeshje në Serie A. Ka shënuar edhe një gol.