Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka shënuar supergol për skuadrën e Comos.
Como të shtunën pasdite e mposhti në udhëtim Monzan me rezultatin 3:1.
Kjo ndeshje i takoi javës së 31-të të Serie A.
Vojvoda e realizoi golin e tretë për mysafirët në minutën e 51-të.
Për 30-vjeçarin Vojvoda ishte goli i parë i shënuar me fanellën e Comos.
Krahas një goli, ai ka edhe një asistim këtë edicion.
Vojvoda luajti deri në minutën e 59-të.
Ai te Como u transferua në afatin kalimtar të janarit nga Torino për dy milionë euro.
Como renditet në pozitën e 13-të me 33 pikë.
Monza është në vendin e fundit me 15 pikë. Rrezikon rënien nga liga.