Prishtina do të përballet me skuadrën e njohur moldave, Sheriff Tiraspol në raundin e parë kualifikues të Ligës së Evropës.
Shorti është tërhequr të martën pasdite.
Sheriffi do të jetë vendas në ndeshjen e parë, ndërsa Prishtina në të dytën.
Ndeshjet e raundit të parë kualifikues të Ligës së Evropës janë më 10 e 17 korrik.
Prishtina paraqitet në Ligën e Evropës si fituese e Kupës së Kosovës në futboll.



























