Skuadra e Barcelonës ka filluar përgatitjet për edicionin e ardhshëm në La Liga.

Për të dytën ditë me radhë, portieri gjerman Marc-Andre ter Stegen ka stërvitur i ndarë nga grupi.

Barça ka njoftuar të martën se Ter Stegen qëndroi në palestër, duke bërë ushtrime veçmas nga skuadra për shkak të problemeve me shpinën. Të gjithë futbollistët e tjerë janë stërvitur normalisht.

Ka ditë që raportohet nga mediumet spanjolle se 33-vjeçari Ter Stegen pritet të jetë vetëm portieri i tretë i Barçës për edicionin 2025/26.

Për shumë vjet, reprezentuesi i Gjermanisë ishte portieri i parë i gjigantit katalunas.

Joan Garcia që u transferua te Barça nga Espanyoli, mund të jetë portieri i parë i skuadrës.

Ndërkohë polaku Wojciech Szczesny pritet të jetë portieri i dytë.