Cristiano Ronaldo po i afrohet gjithnjë e më shumë shifrës së 1000 golave në karrierë.

Ronaldo realizoi gol në fitoren e Al-Nassrit të shtunën pasdite.

Al-Nassri e mposhti skuadrën Neom SC me rezultatin 3:1, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tetë të elitës së futbollit arab.

40-vjeçari Ronaldo shënoi për 2:0 në minutën e 65-të nga penalltia.

Portugezi tashmë numëron 953 gola në karrierë.

Golat e tjerë për Al-Nassrin i shënuan Angelo dhe Joao Felix.

Al-Nassri i prin tabelës me 24 pikë. Neom SC e zë vendin e shtatë me 13 pikë.