Manchester City ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës EFL pas fitores në “Etihad Stadium” ndaj Brentfordit. 

Trajneri Pep Guardiola aktivizoi thuajse tërë ekipin e dytë për këtë ballafaqim. Dhe City nuk dështoi. 

Fitoren e arriti me supergolin e Ryan Cherkit në minutën e 32-të dhe me atë të Savinhos në minutën e 67-të.