Napoli mezi ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Iu deshën penalltitë për ta siguruar këtë rreth të garës në duelin ndaj Cagliarit, pasi koha e rregullt përfundoi 1:1.

Në penallti, Napoli fitoi 9:8.

Lorenzo Lucca shënoi për Napolin në minutën e 28-të, kurse Sebastiano Esposito i barazoi shifrat për Cagliarin në minutën e 67-të.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, nuk luajti në këtë ballafaqim.

Te Napoli, penalltinë e humbi vetëm David Neres, kurse te mysafirët dështuan Mattia Felici dhe Zito Luvumbo.

Napoli në çerekfinale do të luajë me fituesin e ndeshjes Fiorentina – Como, që luhet më 27 janar.