Edon Zhegrova ka luajtur nga minuta e 82-të te Juventusi që mposhti Udinesen në Torino me rezultat 2:0. Ndeshja Juventus – Udinese i takoi një të tetës së finales të Kupës së Italisë.
Zhegrova ishte goxha aktiv. Ai shfaqi lojë të mirë. Dha sinjale të mira se në të ardhmen do të ketë më shumë minuta në dispozicion te Juventusi.
Me fitoren 2:0, Juventusi kaloi në çerekfinale.
Në epërsi 1:0, Juventusi kaloi me autogolin e Matteo Palmas në minutën e 23-të, kurse për 2:0 në minutën e 68-të nga penalltia shënoi Manuel Locatelli.


























