Brentfordi ka shënuar fitore të rëndësishme të dielën në udhëtim tek Evertoni, në kuadër të xhiros së 20-të të elitës angleze të futbollit. 

Brentfordi fitoi 3:1 dhe me pikët e plota, i është afruar zonës që dërgon në garat evropiane në sezonin tjetër.  

Igor Thiago realizoi “hat-trick” në fitore, ndërsa një tjetër gol e shënoi Nathan Collins. 
Për Evertonin shënuan Beto dhe Thierno Barry. 

Brentfordi pas 20 xhirove ka 30 pikë, dy më shumë se Evertoni.