Një hulumtim disa mujor i Kallxo.com ka ngritur dyshime për mënyrën se si portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric, është pajisur me patentë-shofer. Sipas dokumenteve të shqyrtuara, Muric rezulton se ka ndjekur orë praktike, ligjërata teorike dhe madje ka kryer provime në data kur, sipas fakteve publike, ai ndodhej jashtë Kosovës duke luajtur ndeshje me klubin e tij në Turqi apo me Kombëtaren.

KALLXO.com ka gjetur mospërputhje mes orëve të regjistruara në autoshkollën “Vosa” në Deçan dhe ndeshjeve zyrtare të Muricit, si dhe paqartësi lidhur me provimin praktik, testin teorik dhe certifikatën e Kryqit të Kuq. Instruktori i autoshkollës ka mohuar shkeljet, duke pretenduar se gjithçka është bërë sipas ligjit, ndërsa disa zyrtarë të përfshirë nuk kanë dhënë përgjigje.

Rasti lidhet edhe me një aktakuzë ekzistuese në Prokurorinë e Pejës ndaj disa personave për keqpërdorim të detyrës në proceset e patentë-shoferëve. Muric nuk ka reaguar ndaj kërkesave për koment, ndërsa institucionet përkatëse kanë konfirmuar se hetimet janë në zhvillim.

kallxo.com