Chelsea ka shënuar fitore shumë të vështirë ndaj Pafosit, në xhiron e parafundit të stinorit të rregullt të Ligës së Kampionëve.

Chelsea fitoi me gol të mesfushorit Moises Caicedo. Ai shënoi në minutën e 78-të.

“Blutë” me fitore e mbajnë vendin e tetë me 13 pikë.

Pafosi ndërkohë mbetet në pozitën e 30-të me gjashtë pikë.

Të mërkurën mbrëma, fitore realizuan edhe Athletic Bilbao dhe Newcastle United.

Bilbao me shumë mund fitoi në udhëtim tek Atalanta, 3:2. Bilbao në pozitën e 23-të i ka tetë pikë, ndërsa Atalanta ka 13 pikë në vendin e 13-të. Berat Gjimshiti e kompletoi ndeshjen në qendër të mbrojtjes, te skuadra italiane.

Ndërkohë, Newcastle me rezultatin 3:0 fitoi ndaj PSV Eindhovenit, skuadrës holandeze.

Newcastle i Premier Leagues ka 13 pikë në vendin e shtatë. PSV-ja mbetet me tetë pikë.