Xherdan Shaqiri ka shënuar tre supergola dhe ka bërë një superasistim në fitoren 4:3 të Baselit kundër Zurichut në klasiken e Zvicrës.

Ndeshja u zhvillua të dielën dhe i takoi xhiros së 21-të të Superligës së Zvicrës.

Shaqiri golin e parë e shënoi në minutën e 11-të, ndëra të dytin më minutën e fundit të pjesës së parë për rezultatin 2:2.

Më pas Baseli kaloi në epërsi 3:2 ndaj Zurichut me golin e realizuar nga Philip Otele në minutën e 51-të.

Shaqiri nuk gjuajti nga goditja e dënimit, por shërbeu në mënyrë mjeshtërore Otelen i cili realizoi për epërsinë 3:2.

Ai kompletoi “hat-trickun” në minutat shtesë të ndeshjes, saktësisht në minutën e 94-t.

“Hat-trickun” e kompletoi vetëm pak minuta pasi iu anulua një gol.

Një gol iu anulua edhe Dion Kacurit në minutën e 31-të.

Në golin e parë të Zurichut, asistues ishte Bledian Krasniqi. Golin e parë, Zurichu e realizoi në minutën e parë. Krasniqi u zëvendësua në minutën e 55-të, kurse te Baseli deri në minutën e 68-të u paraqit Albian Ajeti.

Shaqiri ka arritur në shifrën e nëntë golave këtë edicion për Baselin në Superligë. Ai ka edhe dhjetë asistime.

Në total ka 14 gola dhe 13 asistime për kampionin e Zvicrës.

Baseli zë vendin e katërt me 36 gola, kurse Zurichu në vendin e tetë me 25 pikë. Thuni është lider me 46 pikë.