Manchester Unitedi e ka arritur fitoren e katërt radhazi në Premier League.
Të shtunën, në “Old Trafford”, Djajtë e Kuq mposhtën Tottenham Hotspurin me rezultat 2:0, duke konfirmuar formën e shkëlqyeshme nën trajnerin e përkohshëm Michael Carrick.
Bryan Mbeumo në minutën e 38-të dhe Bruno Fernandes në të 81-n shënuan golat për Unitedin.
Mysafirët luajtën me një lojtar më pak nga minuta e 29-të kur mbrojtësi Cristian Romero u përjashtua direkt me të kuq.
Unitedi është në pozitën e 4-t me 44 pikë.
Tottenhami i 14-ti ka 29 pikë.
Kujtojmë se fansi i ‘Djajve të Kuq’ kishte filluar në shenjë proteste rritjen e flokëve duke thënë se nuk do ti priste derisa klubi i zemrës të bënte pesë fitore radhazi.
Kanë kaluar afër 500 ditë pas asaj deklarate dhe Manchesteri ka arritur të grumbulloj katër fitore.
Manchester United ndeshjen e radhës do e luaj si mysafir ndaj West Ham, i cili gjendet në vendin e 19të.
Mbetet të shihet se a do i jepet fund sakrificës së fansit.



























