Pas disfatës 3:0 nga Barcelona dhe 2:1 nga Betisi, Mallorca të dielën ka pësuar disfatën e tretë rresht në La Liga.
Mallorca e Vedat Muriqit humbi nga Celta Vigo 2:0, në ndeshjen që i takoi javës së 25-të të La Ligas spanjolle.
Celta i shënoi dy golat në fund të ndeshjes. Të dy golat për vendësit i shënoi Iago Aspas. Të parin nga penalltia në minutën e 85-të, kurse të dytin në minutën e 96-të.
Me këtë humbje, Mallorca, ka bërë hap prapa në garën për mbijetesë. Zë vendin e 18-të me 24 pikë.
Klubet që përfundojnë në tre pozitat e fundit edicionin e ardhshëm garojnë në Kategorinë e Dytë të futbollit spanjoll.



























