Arsenali ka regjistruar fitore shumë të vështirë në udhëtim te Mansfieldi, por ka arritur që të avancojë në çerekfinale të Kupës FA.

Skuadrën e kategorisë së tretë të futbollit anglez, Arsenali e mposhti me rezultatin 2:1 të shtunën gjatë ditës.

Noni Madueke shënoi në minutën e 41-të, për 1:0, ndërsa për vendësit, shifrat i barazoi Will Evans, me golin e minutës së 50-të.

Eberechi Eze u inkuadrua në lojë në minutën e 62-të, ndërsa katër minuta më vonë shënoi për 2:1 dhe ia siguroi kualifikimin tutje skuadrës së tij.