Dy skuadrat elitare të Italisë, Lecce dhe Genoa, kanë shprehur interesim për mesfushorin e Thunit, Valmir Matoshi.
Matoshi 22-vjeçar është prej lojtarëve kyç te Thuni që po marshon drejt titullit të parë në Superligën e Zvicrës.
Matoshi ka shënuar pesë gola dhe ka kontribuar me katër asistime në 27 ndeshje.
Ish-futbollisti i Zvicrës U21 me Thunin ka kontratë deri në qershor të vitit 2027.



























