Klubi spanjoll, Mallorca, dërgoi ekip gazetarësh në Bratislavë të Sllovakisë për të përcjellë nga afër ndeshjen Sllovaki – Kosovë.

Dy lojtarë të kësaj skuadre, Vedat Muriqi, dhe Martin Valjent i Sllovakisë u përballën në Stadiumin Nacional në Bratislavë.

Mbrojtësi Valjent e shënoi golin e parë, por Muriqi u largua fitues nga fusha.

“I dëshiroj shumë fat në ndeshjen e së martës. Shpresoj se ai do ta realizojë ëndrrën e tij dhe do të kualifikohet në Botëror. Ka pritur gjatë për këtë”, ka thënë Valjent.

Edhe Muriqi ka folur fjalët më të mira për bashkëlojtarin sllovak, pa nisur ndeshja.