Pas fitores 5:2 në “Parkun e Princave”, Paris Saint Germaini fitoi me tri gola dallim edhe në “Stamford Bridge” ndaj Chelseat.

Me fitoren 3:0 dhe me rezultatin e përgjithshëm 8:2, fituesi në fuqi i Championsit ka avancuar në çerekfinale të garës elitare për klube të futbollit.

Khvicha Kvaratsklhelia në minutën e gjashtë dhe Bradley Barcola në minutën e 14-të shënuan dy gola të shpejtë për parisienët.

Ndërkohë golin e tretë për skuadrën e Luis Enriques e realizoi Senny Mayulu në minutën e 62-të.

Achraf Hakimi asistoi në dy golat e fundit të PSG-së.