Paraqitjet e mira të Ernest Muçit në Turqi nuk kanë të ndalur. Ai të martën kontribuoi me asistim në fitoren e Trabzonsporit për Kupë të Turqisë.
Trabzoni mposhti Bashakshehirin me rezultat 4:2, në kuadër të xhiros së katërt të Kupës turke të futbollit.
Muçi kontribuoi me dy asistime. Asistoi për golin e parë të realizuar nga Felipe Augusto në minutën e gjashtë dhe golin e dytë të realizuar në minutën e 70-të nga Mustafa Eskihellac.
Në Superligë Muçi ka shënuar dhjetë gola e katër asistime, kurse për Kupë ka gjashtë asistime e tri gola.



























