Fyerjet ndaj myslimanëve në Barcelonë nuk ishin të vetmet që u bënë në Spanjë të martën mbrëma.

Është Federata e Futbollit e Spanjës që ka vazhduar me prezantim diskriminues ndaj Kosovës.

Të martën mbrëma luajtën Spanja U21 dhe Kosova U21. Spanjollët e rinj fituan 2:1, kurse në Federatën e Futbollit të Spanjës emri i Kosovës nuk është shkruar drejt.

 faqen zyrtare të federatës spanjolle shkruan se Spanja luajti me “Federatën e Kosovës” e jo me Kosovën.

Spanja nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe një qasje e tillë diskriminuese ndaj Kosovës qëndron për shumë vjet.