Qendërmbrojtësi i Kosovës, Albian Hajdari, ka deklaruar se është mirë me shëndet, pas lëndimit që pësoi në ndeshjen ndaj Turqisë të martën mbrëma.

Hajdari e la ndeshjen në minutën e 80-të pas gjakosjes në kokë, nga një goditje me këmbë të paqëllimshme nga Vedat Muriqi.

Ai fillimisht u përpoq të luante me fashë në kokë, por më pas kërkoi zëvendësimin.

“Faleminderit shumë për mbështetjen dhe për mesazhet e bukura. Unë jam mirë, faleminderit”, ka shkruar ai në Instagram, ku ka postuar edhe një fotografi me fashë në kokë.

Kosova pësoi 1:0 nga Turqia në finalen e plejofit për kualifikim në Botëror.

Mbrojtësi i Hoffenheimit është prej më meritorëve për rrugëtimin e Kosovës.