Sioni ka arritur fitore 3:0 të dielën ndaj Laussanes në Superligën e Zvicrës.

Golin e parë për Sionin e shënoi Benjamin Kololli me asistim të Rilind Nivokazit.

Kololli golin e epërsisë 1:0 e shënoi në minutnë e 57-të, ndërsa luajti deri në minutën e 66-të të ndeshjes që i takoi javës së 33-të të elitës helvetike.

Nivokazi u zëvendësua në minutën e 79-të, kurse Kreshnik Hajrizi kompletoi takimin.

Alban Ajdini mbeti në stol te Laussanne, që zë vendin e nëntë me 39 pikë.

Sioni është i pesti me 52 pikë.