Botërori 2026 po afrohet dhe tashmë janë publikuar parashikimet e para për skuadrat favorite që mund ta fitojnë Kupën e Botës, e cila do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Sipas kuotave dhe analizave të fundit, Spanja konsiderohet si favoritja kryesore për ta fituar Botërorin. Pas saj renditen Anglia, Franca, Brazili, Argjentina, Portugalia e Gjermania të cilat pritet të jenë pretendentët kryesorë për trofeun.

Spanja vlerësohet shumë pas fitimit të Euro 2024 dhe skuadrës së re me shumë talente, ndërsa Anglia dhe Franca kanë ekipe shumë të forta dhe përvojë në turne të mëdhenj. Brazili dhe Argjentina mbeten gjithmonë favoritë për shkak të historisë dhe cilësisë së lojtarëve.

Ndërsa si skuadra surprizë përmenden Norvegjia, Maroku dhe Holanda, të cilat mund të shkojnë shumë larg në këtë turne.

Botërori 2026 do të jetë më i madhi në histori me 48 skuadra dhe do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik.