Portieri Diant Ramaj dhe sulmuesi Arijon Ibrahimoviq ishin të pranishëm në ndeshjen e Heidenheimit, në barazimin 2:2 në udhëtim te Borussia Monchengladbachu.
Ramaj e kompletoi ndeshjen, ndërsa Ibrahimoviqi u inkuadrua në minutën e 62-të, në barazimin 2:2. Ky ballafaqim i takoi xhiros së 28-të të Bundesligës.
Heidenheimi mbetet i fundit me 16 pikë dhe do të ketë punë të madhe për ta siguruar mbijetesën.
Monchengladbachu i 13-ti i ka 30 pikë.



























